Kërcënoi me armë ish-bashkëshorten, arrestohet 43-vjeçari

Tirana

Kërcënoi me armë ish-bashkëshorten, arrestohet 43-vjeçari

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi kërcënoi me pistoletë ish-bashkëshorten. Autori A. M., 43 vjeç mbante në shtëpi armën bashkë me municionin.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

Njoftimi i policisë

Policia parandalon një ngjarje kriminale në familje. Kanosi me armë zjarri ish-bashkëshorten, vihet në pranga 43-vjeçari.  Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, pas njoftimit të marrë se në Sauk, në ambientet e banesës, shtetasi A. M., po kanoste me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale. Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 43 vjeç, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat