Ndodhi në Tiranë: Tek "Ali Demi" 48 vjeçari me pistoletë kapet në lokal, në "Jordan Misja" plagosje me thikë

Tirana

Ndodhi në Tiranë: Tek "Ali Demi" 48 vjeçari me pistoletë kapet në lokal, në "Jordan Misja" plagosje me thikë

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 14:58
Foto

Një 48 vjeçar është arrestuar pasi kishte shkuar në një lokal në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, me armë zjarr me vete.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tavolinën ku po qëndronte Fatmir Peposhi, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bledar Gjinishi, 47 vjeç, pasi kishte dijeni për armën, por nuk ka treguar. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Po kështu në Tiranë janë arrestuar një 34 vjeç pasi dyshohej se e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike. Në makinën ku ishte dhe një 39 vjeçare u gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Ndërsa në rrugën “Jordan Misja” një 38 vjeçar goditi me thikë një 32 vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 23 gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat