Regjistrohen të shtëna me armë zjarri, ka të plagosur

Tirana

Regjistrohen të shtëna me armë zjarri, ka të plagosur

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 22:06
Ilustrim

Një konflikt fizik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë te zona e njohur si “Restorant Durrësi”.

Konflikti që nisi me sende të forta ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri.

Nga konflikti një person është plagosur, me sende të forta dhe jo me armë.

Ndërsa personi tjetër që u përfshi në sherr dyshohet se qëlloi me armë në ajër dhe u largua nga vendi i ngjarjes. 

I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa është shpallur në kërkim autori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat