Nga droga deri te vjedhja e në një lokal, 9 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Tirana

Nga droga deri te vjedhja e në një lokal, 9 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme, 3 prej të cilëve të shpallur në kërkim. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, nga trafiku i drogës e deri te vjedhja apo konflikti.

NJOFTIMI I POLICISE

Në flagrancë u arrestua shtetasi me inicialet K. N., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Po nga Seksioni i Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u kap dhe u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit për shtetasin H. K., 32 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Specialistët për Hetimin e Trafiqeve bënë kapjen dhe ekzekutimin e urdhrit të prokurorit për shtetasin Glej (Edison) Shehu, 34 vjeç, sepse Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 43 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 23 vjeç dhe B. H., 33 vjeç, pasi kanë përvetësuar një shumë parash prej 700.000 lekë të rinj, të vjedhur nga një shtetas i mitur 13-vjeçar, gjatë natës në një lokal. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. H., iu gjet dhe iu sekuestrua një pasaportë, një leje drejtimi dhe një kartë identiteti të dyshuar të falsifikuara. Ndërkohë, gjatë kontrolleve të banesave së shtetasit E. H dhe 13-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan një pjesë të shumës të parave të vjedhur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 20 vjeç, pasi në rrugën “Andon Frashëri” u konstatua duke qarkulluar me një motomjet, i cili është vjedhur gjatë natës në rrugën “Konferenca e Pezës”. Gjithashtu ky shtetas është autor i 2 vjedhjeve të tjetra motomjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin e shtetasit A. M., 33 vjeç, i kapur nga shërbimet e PKK Morinë, pasi dyshohet se është njëri prej autorëve të ngjarjes të datës 25.08.2021, në rrugën “Ferit Xhajko”, ku mbeti i dëmtuar me sende të forta një shtetas. Punohet për identifikimin, kapjen e bashkautorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 33 vjeç, pasi në kundërshtim me urdhrin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat