Veliaj poston fotot e fëmijëve afganë nga Qyteti Studenti

Tirana

Veliaj poston fotot e fëmijëve afganë nga Qyteti Studenti

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 11:15
Fëmijë afganë nga Qyteti Studenti

Me një thënie të Frederick Douglass, – “Është më e lehtë të rrisësh fëmijë të fortë, sesa të korrigjosh burra të dobët”, – kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi ekipin e Bashkisë së Tiranës për angazhimin me fëmijët afganë te Qyteti Studenti.

“Super angazhim i Anisa Ruseti dhe gjithe stafi social i Bashkisë Tiranë te Qyteti Studenti, sidomos me gratë dhe fëmijët që s’kanë asnjë faj për tmerret në Afghanistan”, shkruan Veliaj në Twitter teksa ka postuar edhe disa foto.

Edhe 150 qytetarë afganë mbërritën në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 05:00 të mëngjesit.

103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës.

Në total janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit, pasi kanë lënë vendin e tyre, ndërkohë që talebanët rimorën pushtetin pas 20 vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat