Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Tiranë, ja çfarë iu sekuestrua

Tirana

Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Tiranë, ja çfarë iu sekuestrua

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 19:31
Foto

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Chivas Regal”, ku si rezultat ka rënë në pranga një person.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, si dhe për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chivas Regal” në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Haxhi Mykaj., 44 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Mykaj u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat