Protestë kundër vaksinimeve/ Protestuesit kërkojnë që mos detyrohen të vaksinohen

Tirana

Protestë kundër vaksinimeve/ Protestuesit kërkojnë që mos detyrohen të vaksinohen

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 15:47
Foto

Një grup qytetarësh dhe studentësh kanë protestuar edhe në Tiranë kundër vendimit për vaksinim të detyruar.

Ata argumentojnë se vaksinimi me detyrim është shkelje e të drejtës së njeriut.

Por ndërkohë pas mjekëve arsimtarëve dhe studentëve me detyrim do të kenë vaksinën të gjithë punonjësit e administratës dhe kompani private me një numër të lartë punonjësish.

Në terapi intensive në spitalet Covid janë 18 persona të cilët nuk e kishin bërë vaksinën antiCovid, të paktën kështu raportohet zyrtarisht, por ndërkohë çdo 24 orë raportohet për humbje jete të 4 apo pesë personave, e nuk dihet ende se çfarë sjellje do të ketë mutacioni Delta në valë të katërt të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat