Çahet tubi, UKT: Gjatë fundjavës Tirana do ketë çrregullime në furnizimin me ujë

Tirana

Çahet tubi, UKT: Gjatë fundjavës Tirana do ketë çrregullime në furnizimin me ujë

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 18:03
Ilustrim

Pritet që gjatë fundjavës Tirana të ketë çrregullime në furnizimin me ujë.

Lajmin e ka bërë me dije Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, që njofton se ka pasur një defekt në linjën e transmetimit Dn700 të “Burimit të Shën Mërisë”.

Çrregullimet do të vazhdojnë deri në rregullin e avarisë, pasi një nga tubat sjell ujin është carë, duke shkaktuar rrjedhje të mëdha uji.

"Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se për shkak të një defekti të ndodhur, gjatë orëve të natës, në linjën e transmetimit Dn700 të “Burimit të Shën Mërisë”, gjatë fundjavës do ketë çrregullime në furnizimin me ujë, deri në riparimin e avarisë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat