Përplasen dy makina, një i plagosur

Tirana

Përplasen dy makina, një i plagosur

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 08:00
Ilustrim

Një kalimtar është plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  22:50 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në aksident janë përfshirë dy makina, njëri drejtues me inicialet E. B. dhe tjetri E. Sh.

Sipas policisë, nga përplasja e dy makinave është dëmtuar një këmbësor ende i paidentifikuar, i cili ishte duke kaluar në rrugë.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat