Bien nga lartësia, humbin jetën dy persona në Tiranë

Tirana

Bien nga lartësia, humbin jetën dy persona në Tiranë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë nga lartësia dhe për pasojë kanë humbur jetën në Tiranë.

Bëhet e ditur se rreth orës 14:00 ka rënë nga lartësia e banesës së tij në rrugën “Mustafa Maçi” një 65-vjeçar.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se 65-vjeçari kurohej nga depresioni.

Po ashtu, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 77-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat