Gazetari jep detaje nga aksioni për kontrabandë ilaçesh

Tirana

Gazetari jep detaje nga aksioni për kontrabandë ilaçesh

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit janë duke zhvilluar një aksion, i cili ka në fokus goditjen e veprave penale në fushën farmaceutike.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raporton se deri tani janë ndaluar gjashtë persona, të cilët akuzohen për kontrabandë ilaçesh.

Sipas informacioneve, hetimet kanë disa muaj që zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Gazetari thotë se ndalimi personave të mësipërm është kryer në flagrancë, ndërsa është sekuestruar një sasi e konsiderueshme ilaçesh.

“Kapja e tyre është bërë në flagrancë, ku janë sekuestruar një sasi ilaçesh kontrabandë”, raporton gazetari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat