59 vjeçari në Tiranë shkel urdhrin e mbrojtjes dhe rrah gruan

Tirana

59 vjeçari në Tiranë shkel urdhrin e mbrojtjes dhe rrah gruan

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 59-vjeçar me iniciale A.Z. i cili akuzohet se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe më pas ka dhunuar të shoqen.

Në lidhje me këtë ngjarje materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme hetimore.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. A, 59 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë fizike nga bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore”, njofton policia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat