Veliaj inpekton punimet në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”

Tirana

Veliaj inpekton punimet në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 15:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikualifikimin urban të bllokut të banesave në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”.

Gjatë inpektimit të punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vuri theksin tek zbatimi i projekteve në të mirë të qytetarëve si përgjigjia më e mirë përballë shpifjeve.

Veliaj: “Është e vetmja përgjigje që njohim për t’i bërë ballë një mentaliteti, i cili kur e kishte në dorë Tiranën, fjeti gjumë, kurse tani shan edhe shpif, ndërkohë që fokusi duhet të jetë, si ta ngrysim ditën me një punë në dobi të qytetarëve. Bashkia e Tiranës ka vetëm një qëllim: T’i shërbejë qytetit! Do të thotë që interesi i madh i qytetarëve është shumë herë më i fuqishëm se interesi i vigël i dikujt që zë një hapësirë publike, bllokon një trotuar ose ndërton një mur në mes të rrugës”.

Për kryetarin e Këshillit Bashkiak,Aldrin Dalipi, puna është përgjigja më e mirë  për ata që kritikojnë ndërsa adresoi edhe një apel për opozotën në Këshillin bashkiak.

Dalipi: “Jam i kënaqur që në emër të Këshillit Bashkiak vij e shikoj nga afër vendimet që kemi marrë, të cilat përkthehen në punë konkrete. Por, gjithashtu kam edhe një përgjigje për ata që nuk fokusohen te puna, po te fjalët: Duhet të bëhen pjesë e ndryshimit, që të kenë mundësi edhe ata të jenë përballë qytetarëve e të ndjehen mirë, përndryshe le të vazhdojnë me fjalët. Bashkia e Tiranës, mazhoranca në Këshillin Bashkiak, dhe të gjithë ata që kanë zgjedhur të punojnë, do ta vazhdojnë këtë punë fort, ditë për ditë, dhe pa u ndalur”.

Rikualifikimi urban i bllokut në rrugën “Vëllezërit Manastirliu” parashikon ndërhyrjen në 8 akse rrugore.

Në të gjitha këto segmente do të punohet për shtrimin e rrjetit të plotë të kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza, asfaltimin, ndërtimin e trotuareve, por edhe vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, si edhe ndriçimin.

Brenda blloqeve të banimit do të krijohen tre sheshe si ambiente çlodhëse, të cilat do të jenë të plotësuara me gjelbërim, stola, kosha dhe lodra për fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat