Lëndë plasëse në oborrin e një lokali në Tiranë

Tirana

Lëndë plasëse në oborrin e një lokali në Tiranë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 12:07
Ilustrim

Një shishe plastike me fitil ka vënë në lëvizje efektivët e kryeqytetit ditën e sotme. Burime zyrtare bëjnë të ditur se pas një telefonate të marrë në numrin e emergjencave 112, policia ka shkuar në rrugën “Hamdi Shijaku”, në një lokal në oborrin e të cilit është konstatuar shishja.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr 3 kanë bërë të mundur vendosjen e perimetrit të sigurisë, ndërsa ekspertët xhenierë kanë çaktivizuar lëndën e dyshuar plasëse.

Policia ka sekuestruar një bidon plasik 0.5 litra, me mbushje të dyshuar Amonit, si dhe një fitil zjarr përcjellës me gjatësi 10 cm.

Nga hetimet paraprake, sqaron policia, ka rezultuar se lokali në fjalë është në pronësi të M. D., pronë të cilën e ka fituar me vendim gjykate, pasi ka qënë në pronësi të K. C, i cili i ka marr hua shumën prej 300.000 euro dhe nëse K. C., nuk do t’i kthente huanë, do t’i jepte këtë pronë M. D.

Policia thotë se po punohet për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat