Punimet në “Sheshin Skëndërbej”, nga nesër devijon trafiku

Tirana

Punimet në “Sheshin Skëndërbej”, nga nesër devijon trafiku

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 18:18
Foto

Për shkak të punimeve në “Sheshin Skëndërbej”, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se duke nisur që nga dita e nesërme, 29 Tetor, trafiku do të pësojë devijime.  

Me anë të një njoftimi, Bashkia bën të ditur edhe mënyrën e qarkullimit të automjeteve sipas planit lëvizës, për shkak të fazës së dytë të punimeve që do të kryhen për projektin e qendrës së kryeqytetit.

“Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transportit urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “e Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje-Perëndim, do të devijohet vetëm djathtas në kryqëzimin me Bulevardin ‘Zogu I'”.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me OSHEE-në, po punojnë për zhvendosjen e nënstacionit elektrik, i cili do t’i hapë rrugën ndërtimit të Unazës së Vogël, çka më pas do të sillte edhe një qarkullim më të lehtësuar të automjeteve në qendër të Tiranës.

 Gjithashtu, punimet për realizimin e projektit të “Sheshit Skënderbej” pritet të përfundojnë në verën e vitit 2017”- thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat