Elvis Rroshi merret në pyetje në Prokurorinë e Tiranës

Tirana

Elvis Rroshi merret në pyetje në Prokurorinë e Tiranës

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 13:01
Elvis Rroshi

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi është marrë në pyetje sot në prokurorinë e Tiranës, 5 muaj pas nisjes së procedimit penal ndaj tij lidhur me akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Rroshi ka mbajtur të njëjtin qëndrim si edhe në deklaratat e mëparshme publike se nuk ka qenë i dënuar asnjëherë më parë.

Edhe për dënimin e marrë nga drejtësia italiane Rroshi u tha prokuroreve se nuk ka pasur dijeni.

Kryebashkiaku i Kavajës ka kërkuar të njihet me provat, që organi i akuzës ka kundër tij dhe me pas do të jetë i gatshëm të shprehet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat