OSHEE: Ja pse një pjesë e Tiranës ndodhet në errësirë, kërkojmë ndjesë!

Tirana

OSHEE: Ja pse një pjesë e Tiranës ndodhet në errësirë, kërkojmë ndjesë!

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 23:22
Tirana

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka sqaruar arsyet e mungesës së rrymës në disa zona të Tiranës prej orës 20:00 të mbrëmjes së sotme. Gjithcka e ka zanafillën në zhvendosjen e Nënstacionit Qendër, ku për pasojë kanë pësuar avari fiderat që lidhen me nënstacionin e Selitës.

OSHEE thotë përmes një njoftimi zyrtar se grupet e punës në terren janë duke kryer manovra për të rregulluar defektin, arsye kjo pse ka pasur edhe luhatje të shpeshta të tensionit. 

Duke kërkuar ndjesë dhe mirëkuptimin e qytetarëve, OSHEE thotë se po e menaxhon me përparësi situatën për të furnizuar me energji zonat që janë në errësirë prej disa orësh.

Ky është njoftimi i plotë i OSHEE:

Kater fidra qe lidhen me Nenstacionin e Selites, kane pesuar avari per shkak te mbingarkeses, si pasoje e daljes jashte funksioni te Nenstacionit Qender, i cili keto dite po zhvendoset.

Mosfunksionimi perkohesisht i Nenstacionit Qender, ka shkaktuar avari te fidrat e Selites, tashme te mbingarkuar, edhe per shkak te uljes se temperaturave.

Brigadat e OSHEE jane ne terren dhe po kryejne manovrime per rregullimin e defektit, te ndodhur rreth ores 20.00

Nje pjese e zonave qe furnizohen nga keto fidra kane mare energji elektrike. 
OSHEE po e ndjek me perparesi situaten, duke kerkuar ndjese dhe mirekuptim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat