Veliaj fton qytetarët të bëhen pjesë e pastrimit të Tiranës, zonat ku do të shtrihet aksioni

Tirana

Veliaj fton qytetarët të bëhen pjesë e pastrimit të Tiranës, zonat ku do të shtrihet aksioni

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 12:52
Ilustrim

Nën moton “Tirana Pastron”, Bashkia e Tiranës fton qytetarët që të bëhen pjesë e aksionit të madh të pastrimit në 13 nëntor.

Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar 13 zonat në të cilat do të përqendrohet pastrimi i qytetit ditën e dielë. “Nëntor! Po afrojnë Festat e Çlirimit, por a nuk do të ishte më bukur të çliroheshim nga papastërtitë me këtë rast? Na jep një dorë të dielen, ja harta”, shkruan Veliaj.

Kreu i Bashkisë fton qytetarët që të angazhohen në këtë aksion masiv për të ndryshuar qytetin, ndërsa u kërkon që të mbajnë pastër ambientin duke hedhur mbeturinat në vendin e caktuar.

“Kemi dy mundësi: ose të ankohemi pse gjërat janë kështu, ose të bëjmë diçka t'i ndryshojmë. Vërtet s'kemi ç'ti bëjmë shiut, por plehrat mjafton t'i hedhim në vendin e duhur dhe të mos e ndotim Tiranën. Bashkohu me #TiranaPastron në #13Nentor”, thekson kryebashkiaku Veliaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat