Ngrihet Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor në Tiranë

Tirana

Ngrihet Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor në Tiranë

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 20:07
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi miratoi mbrëmjen e së enjtes të tre projektligjet e parashikuara në rendin e ditës së seancës se sotme, ndërsa opozita u largua nga salla pak para votimit.

Me 71 vota deputetët e maxhorancës miratuan ratifikimin e marrëveshjes qe i hap rrugën ngritjes në Tirane të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR), si pjesë e “Procesit të Berlinit”.

E nënshkruar në Paris më 4 korrik 2016 nga kryeministrat e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, marrëveshja parashikon krijimin e kësaj Zyre që synon të mbështesë shkëmbimet rajonale të të rinjve, ndarjen mes tyre të ideve, bazuar në vlerat e tolerancës dhe respektit për të drejtat e njeriut, si dhe angazhimin për gjithëpërfshirje dhe sigurinë.

Seanca e sotme miratoi me 72 vota projektligjin “Për performancën e energjisë së ndërtesave”. Ndërsa ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet palës shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Modernizimi i asistencës sociale”, kaloi me 71 vota.

Gjithashtu u miratua dhe kalendari i shqyrtimit ne Kuvend te pr/buxhetit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat