Flet varrmihësi nga Tirana: Shqiptarët hedhin 50 mln lekë për një varr, natën në Tufinë dëgjohen zhurma

Tirana

Flet varrmihësi nga Tirana: Shqiptarët hedhin 50 mln lekë për një varr, natën në Tufinë dëgjohen zhurma

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 09:14
Rezhdi Hoxha

“Shqiptarët të bëjnë sa më mirë, të ndihmojnë njëri-tjetrin. Të kujdesen për jetën”!

Kështu e ka mbyllur rrëfimin e tij një varrëmihës me emrin Rezhdi Hoxha nga Tirana. I ftuar në emisionin Oktapod te Turjan Hyskës, ai ka treguar detaje nga puna e tij e përditshme, prej 7 vitesh. Sipas llogarive të punëtorit të varrezave të Tufinës, në kryeqytet mesatarja e vdekjeve në ditë është 5 persona.

Ai tha se ka shqiptarë që shpenzojnë shumë për një varr. Më tej tregoi se ka qarë në dy varrime, të njerëzve që nuk i njihte aspak.

“Ka raste që të afërmit blejnë 28 mijë euro një bust, e mbulojnë varrin me bronx e shpenzojnë 50 milionë lekë për një varr. Unë kam qarë dy herë nëpër varrime. Kam qarë për një fëmijë 4 vjeç që kishte vdekur në një aksident. Kam qarë edhe tek varrimi i një djali të ri. Kur ulëm arkivolin, në atë moment qanë të gjithë, qamë dhe ne”, ka treguar ai.

Pyetjes së Turjan Hyskës nëse dëgjohen zëra apo zhurma në varreza gjatë natës, punëtori i Tufinës i është përgjigjur me “Po”: “Natën më ka rastisur të punoj dhe dëgjohen zhurma. Jo zëra po zhurma. Kemi frikë se normale njeriu ka frikë”. Më tej varrmihësi u shpreh se për shkak të punës, vdekjen e mendon çdo ditë.

““Vdekjen time e mendoj përditë. Shoh shpesh ëndrra me të vdekur por jo fytyra të caktuara. Po shoh ëndrra me vdekje”, tha ai.

Videon mund ta shihni në linkun e mëposhtëm: 
https://www.youtube.com/watch?v=92H2C5R33eo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat