Veliaj prezantoi projektbuxhetin për vitin 2017 në Njësinë Administrative Nr. 2

Tirana

Veliaj prezantoi projektbuxhetin për vitin 2017 në Njësinë Administrative Nr. 2

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 19:56
Kryebashkiaku Erion Veliaj

Në vijim të prezantimit të projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës për 2017-n, kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Njësisë Administrative Nr. 2, ku paraqiti projektet infrastrukturore për vitin e ardhshëm.

Në fjalën e tij, Veliaj theksoi gjatë vitit që po lëmë pas u arrit jo vetëm që të shlyejmë 60% të debise, por edhe të rrisim nivelin e investimeve publike, duke hapur më shumë se 100 kantiere pune në të gjithë Tiranën.

Veliaj ka renditur projektin e Pazarit të Ri, Parkut të Qendror të Tiranës, Sheshit “Skëndërbej” etj. Nga viti tjetër, Bulevardi i Tiranës nuk fillon te Universiteti dhe mbaron te ish- Stacioni i Trenit, por do të mbarojë te Bregu i Lumit. Aty do të ndërtojmë disa parqe, disa pista vrapimi dhe biçikletash. Sot kemi pastruar terrenin e Bulevardit në 90% të sipërfaqes dhe deri në fund të vitit, do të mbarojmë parkingun e parë nëntokësor në Bashkinë e Tiranës”.

Veliaj tha se do nise zgjerimi dhe sistemimi i shtratit të Lanës, pylli orbital, terminalet e transportit apo edhe ndërtimi i rrjetit minimal të biçikletave si dhe njoftoi gjithashtu banorët e Njësisë Nr.2 se shumë shpejt do të nisë edhe rindërtimi i shkollës “Kosova”. Për 2017-n është parashikuar rikualifikimi urban i bllokut që kufizohet nga rruga e “Elbasanit” – “Stavri Vinjau” – “Pjetër Budi” dhe “Ali Visha”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat