The Plaza Tirana, inaugurohet hoteli me 5 yje ideuar nga 20 arkitektë

Tirana

The Plaza Tirana, inaugurohet hoteli me 5 yje ideuar nga 20 arkitektë

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 18:58
Ilustrim

Katër aksionerë dhe 5 yje të merituar dhe të ideuar me përkushtim nga 20 arkitektë ndërkombëtarë. Ky është luksi dhe komoditeti i klasit të lartë të hotelit simbol të kryeqytetit shqiptar, që i imponohet Tiranës me madhështinë dhe arkitekturën e veçantë

I tërhequr nga arkitektura e “The Plaza Tirana”, kryeministri Rama e konsideroi simbolikën e re të Tiranës; qytetit të së ardhmes.

Rama: Hap pas hapi po ndërtohen dhe do të vazhdojnë të ndërtohen në përpjekje për t’i dhënë Tiranës, një vijë të re qiellore. Të ketë brenda edhe qytetin e të ardhshmes.

Ndërsa në emër të aksionerëve të “Hotel The Plaza Tirana”, Behar Male tregoi për të pranishmit projektin, vështirësinë e ndërtimit dhe shërbimi cilësor vlerësuar me 5 yje.

Male: Ne vendosëm që elegancën e Kuvës ta shoqëronim me një produkt ekselent e në këtë rast hoteli i plotësonte më së miri atë,

Katër themeluesit u bashkuan përgjatë ceremonisë ku simbolikisht ndezën hotelin Plaza por edhe gjithë Tiranën.

Në ceremoni ishin të pranishëm politikanë të maxhorancës dhe opozitës, ish-presidenti Moisiu, kryetari i Bashkisë, përfaqësues të biznesit dhe të medias. Nuk munguan as ish kryetar e ish kryeministra të cilët vizituan ambientet e ndryshme të The Plaza Tirana.

Pamja nga dhomat është e jashtëzakonshme. Qyteti vjen nga të 4 anët me ngjyrat, realitetet e tij. dhomat janë të arreduara në mënyrë unike ku asnjëra nuk i ngjan tjetrës. ato i bashkon stili minimalist dhe orkidetë e freskëta.

“The Plaza Tirana” premton të kthehet në një arratisje të bukur nga përditshmëria për çlodhje dhe argëtim në “Spa” dhe sallat elegante të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat