Tiranë, banorët e Tapizës: Kemi frikë se po na shembet shtëpia

Tirana

Tiranë, banorët e Tapizës: Kemi frikë se po na shembet shtëpia

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 07:26
Shtëpia

Në fshatin Dritas në Tapizë disa apartamente dy katëshe janë drejt shembjes për shkak të amortizimit të kohës, pasi janë ndërtuar në vitin 1969.

Familjarët e kësaj godine dy katëshe, çdo ditë e më shumë jetojnë me frikë, se ndërtesa mund t’i zërë brenda. Ata bëjnë thirrje për ndihmë nga ana e Bashkisë së Tiranës.

“Në Tapizë, në fshatin Dritas, apartamentet dy katëshe janë ndërtuar rreth viteve 69 nga komunizmi për të  strehuar familjarët të cilët kanë qënë të internuar, por ne sot nuk jemi për këtë shkak. Jemi sepse rreth 5 familje në këtë apartament dykatësh janë të rrezikuar, pasi ky apartament nga dita në ditë mund të shembet dhe mund t’i zërë brenda. Aty jetojnë familje të cilat nuk kanë mundësi financiare për të rregulluar këto apartamente. Nga pamjet duket qartë si është  krisur muri, por edhe brenda ka të tjera dëmtime”.

Image

Sa kohë keni që jetoni në këto apartamente?

“Kemi rreth 40 deri në 45 vjet. Problemi është se ne na është çarë shtëpia. Kemi frikë të jetojmë këtu. Këta kanë dy vjet, që janë plasaritur. Jemi ankuar në komunë, kanë ardhur e kanë parë po nuk kanë dhënë përgjigje. Po rrimë me frikë,  po flemë me frikë. Kur ka fortunë, shira, ne nuk i mbajmë fëmijët këtu, i lëmë te tezja. Siç e shikoni dhe me sy të  lirë kanë lëvizur të gjitha. Shihni dhe pamjet vetë! Të gjitha dhomat janë në rrezik, janë të plasaritura. Të tre dhomat janë të plasaritura. Jemi shumë në ankth. Jemi gjashtë pjesëtarë, që jetojmë këtu. Me frikë të madhe jetojmë”.

Fëmijët nuk flenë  ë shtëpi gjatë natës?

“Jo, sidomos kur ka shira njëherë, i dërgoj te tezja. Vetë qëndrojmë me frikë. Jemi shumë në hall. I lutemi shtetit të vijnë ta shikojnë, të na ndihmojnë. Ndërkohë edhe vetë fëmijët janë në ankth, përsa i përket gjendjes në të cilën ata jetojmë, pasi kushtet jane përtej normave normale. Të njëjtin problem has edhe banori i katit të dytë të kësaj godine, ndaj ata bëjnë thirrje për ndihmë, pasi vetë nuk janë në gjendje për të ndërhyrë në rregullimin e kësaj godine të ndërtuar në vitin 1969.

Gazetari: Shkoni në shkollë ju?

Fëmijët: Po!

Gazetari: Në çfarë klase?

Djali: Unë jam në klasë të parë.

Gazetari: Ku flini natën ju?

Djali: Te tezja se kemi frikë  mos bie shtëpia.

Gazetari: Sa kohë keni që flini te tezja?

Djali: Shumë.

Ndërkohë, po në pjesën e tretë të “STOP”, u risoll në vëmendje rasti i një familjeje në Mëzez – Kodër.

Pak kohë më parë në redaksinë e emisionit “STOP” erdhi një letër nga Daniela, një 11 – vjeçare e cila kërkonte ndihmë për shkak të gjendjes së mjerueshme në të cilën ajo dhe familja e saj jetonte.

Gazetarja e “STOP” ishte në shkollën “Kasem Shima” në Mëzez ku mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle kanë mbledhur ndihma për Danielën dhe familjen e saj.

Por jo vetëm.

Të shumtë kanë qenë ata që janë sensibilizuar dhe kanë dërguar ndihma për këtë familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat