Gjysma e Tiranës është pa energji elektrike, zbardhen shkaqet

Tirana

Gjysma e Tiranës është pa energji elektrike, zbardhen shkaqet

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 20:45
Ilustrim

Gati gjysma e Tiranës, kryesisht ajo e Tiranës së re është pa energji elektrike, për shkak të një defekti të ndodhur në nënstacionin e Selitës. Lajmin e kanë konfirmuar edhe burimet zyrtare të OSHEE-së të cilat thanë se ky defekt vjen dhe për shkak të nxjerrjes jashtë pune të nënstacionit të qendrës që është duke u larguar nga aty.

Aktualisht disa zona të Tiranës, që preken nga fidri i nënstacionit të Selitës, numër 322, kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një defekti.

Avaria është ndikuar edhe në kushtet kur nënstacioni i Qendrës është jashtë pune për shkak të zhvendosjes, proces ky që pritet të mbyllet këtë jave.

OSHEE është duke kryer manovrat në çdo kabine që prek fidrin, dhe po punon për riparimin e defektit brenda një kohe sa më të shkurtër.

Aktualisht, zonat pa energji janë: Vasil Shanto, pranë stadiumit Dinamo, lulishte "1 Maji", Selitë, etj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat