Ndërprerjet e energjisë, brenda javës Tirana kthehet në normalitet

Tirana

Ndërprerjet e energjisë, brenda javës Tirana kthehet në normalitet

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 14:44
Drejtori i OSHEE, Tiranë, Klevis Jahaj

"Brenda kësaj jave Tirana do t'i kthehet normalitetit të furnizimit me energji dhe të gjitha skemat unazore do të jenë në punë bashkë me nënstacionet e tjera." kështu deklaroi sot drejtori i OSHEE, Tiranë, Klevis Jahaj

Sipas tij, "zhvendosja e nëstacionit të Qendrës ka ulur sigurinë e furnizimit me energji elektrike pasi ka kaluar furnizimi nga një skemë unazore në skemë radiale. Pra, tani do t'i kthehemi normalitetit dhe nuk do të kemi as stakime të planifikuara ose në rast defektesh që mund të ndodhin për shkak të dëmtimit të rrjetit, përgjigja jonë do të jetë më e e shpejtë."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat