Edhe pse policia rrugore prej kohësh ka nisur kontrollet për vendosjen e rripit te sigurimit në automjetet që transportojnë nxënës të shkollave 9-vjeçare, përsëri janë konstatuar shkelje.
Në disa video të Policisë se Tiranës, rrugorët kontrollojnë furgonin me fëmijë dhe më shumë se gjysma e tyre qëndronin në këmbë pa rrip sigurimi.
Policia këshilloi fëmijët të mos e heqin asnjëherë rripin, ndërsa i tërhoqi vëmendjen drejtuesit të furgonit. Kontrollet kanë vijuar jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin ndërsa janë vendosur edhe masa penalizuese.