Pallati që befasoi tiranasit, ja arsyeja

Tirana

Pallati që befasoi tiranasit, ja arsyeja

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 22:57
Pallati

Jemi në prag të festave të Nëntorit, çlirimit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarët kudo në qytete kanë nxjerrë në ballkone apo në çatitë e shtëpive flamujt kuqezi.

Por një pallat në Tiranë është ndryshe nga të tjerët, pasi pothuajse të gjithë banorët kanë nxjerrë në ballkon një flamur.

Simboli kombëtar që valëvitet në ballkone i ka bërë përshtypje deputetit Ben Blushi, i cili e ka publikuar më pas edhe në Facebook për ta ndarë me miqtë e tij.

“Pallati më i zbukuruar në Tiranë për Festat. Gëzuar ditën e Flamurit dhe ditën e Çlirimit!”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat