Festa e Pavarësisë, Veliaj: Të punojmë më shumë për të modernizuar Tiranën

Tirana

Festa e Pavarësisë, Veliaj: Të punojmë më shumë për të modernizuar Tiranën

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 10:57
Pamje nga Tirana

(E plotësuar) - Në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet u zhvillua në mënyrë simbolike ceremonia e ngritjes së flamurit, me rastin e 104-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga dy fëmijë, përkatësisht një vajzë e një djalë, ngritën flamurin, nën ekzekutimin e himnit kombëtar. Pas zhvillimit të kësaj ceremonie, menjëherë u lëshuan një mori tullumbacesh kuq e zi në qiell, për të krijuar një atmosferë më entuziaste në kryeqytet. Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm përfaqësues nga bashkia, politikanë e shumë qytetarë që ndoqën nga afër ngritjen e flamurit.

Në një deklaratë dhënë për mediat, Veliaj u shpreh se “kemi 104 vite pavarësi dhe kjo nuk është një arritje e vogël, por një histori suksesi ndaj duhet të jemi krenarë.  “Unë shpresoj që vitet me të mira i kemi përpara. I uroj të gjithë qytetarëve begati dhe gëzuar festat. Sot na duhet të punojmë më shumë,  ndryshe nga e kaluara ku luftonim me armë. Ndaj na duhet që të punojmë më shumë për të modernizuar Tiranën tonë”, tha ai.

Më tej, Veliaj nuk la pa përmendur edhe punimet që po zhvillohen në sheshin “Skënderbej”, ku nënvizoi se festa e flamurit për vitin e ardhshëm do të jetë akoma më e bukur për shkak se do të përfundojë edhe projekti për këtë shesh.

“Vitin tjetër do të festojmë akoma më bukur sepse do të kemi një shesh, ndoshta më të bukurin në rajon dhe tashmë kemi filluar me porositjen e pllakave nga të gjitha trevat shqiptare. Faleminderit të gjithëve, më shumë punë e më pak fjalë”, përfundoi Veliaj.

Image

Tirana KuqeZi, Veliaj uron shqiptarët për Ditën e Flamurit 

Kryetari i Komunës së Tiranës ka uruar shqiptarët për  Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ai uron të gjithë shqiptarët për festën e Flamurit.

“…me një dëshirë, e një qellim! Gëzuar Festën e Flamurit, Rroftë Shqipëria”, shkruan kryetari i bashkisë së Tiranës.Image

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat