Tirana pa energji elektrike deri në 15 dhjetor

Tirana

Tirana pa energji elektrike deri në 15 dhjetor

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:13
Operatoi i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

Kryeqyteti i Shqipërisë do të ketë probleme me energjinë elektrike edhe për dy javët që vijnë. Deri në datën 15 dhjetor do të ketë probleme në zona të ndryshme kanë bërë të ditur vetë OSHEE-ja. Sipas tyre, është dëmtuar një kabllo kryesor.

Kështu ka njoftuar vetë Operatoi i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në një komunikim për mediat, ku theksohet se defekti i mbrëmshëm erdhi si pasojë e një defektin në kabllont elektrikë.

Madje jo vetëm kaq, por OSHEE bën të ditur se e ka ndërprerë vetë energjinë elektrike mbrëmjen e djeshme, duke qenë e vetëdijshme  se nuk ishte në gjendje të riparonte defektin në fjalë. Për këtë arsye, u vendos që të shkëputej energjia elektrike për rreth 1 orë, jo vetëm në stadium por edhe në disa zona të Tiranës, raporton Shqiptarja.

OSHEE shprehet se këto ditë po përballet me një defekt, në një nga kabllot elektrik në stacionin e energjisë në qendër të kryeqytetit. Për këtë arsye, situata me ndërprerje të energjisë, në zona të ndryshme të Tiranës do të vijojë të paktën deri më datë 15 Dhjetor, kohë kur edhe ky defekt do të rregullohet.  

Kohët e fundit, qytetarët në Tiranë janë përballur me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, që janë të lidhura me punimet që po bëhen në stacionin elektrike në qendër të kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat