Policia Rrugore vijon kontrollin në mjetet që transportojnë nxënës

Tirana

Policia Rrugore vijon kontrollin në mjetet që transportojnë nxënës

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 19:00
Foto

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar në të gjithë territorin e Tiranës kontrollin në mjetet që transportojnë nxënës të shkollave të ndryshme të kryeqytetit, për vendosjen e rripit të sigurimit gjatë qarkullimit me mjet, si nga drejtuesi i mjetit ashtu dhe nga pasagjerët si dhe për kontrollin teknik të mjetit.

Sipas policisë këto kontrolle kanë si qëllim sigurinë e jetës së nxënësve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjithashtu, kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim jo vetëm në mjetet që transportojnë nxënës shkollash por në të gjitha kategoritë e mjeteve që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat