Veliaj: Gjoba për ata që nuk bëjnë diferencimin e mbetjeve

Tirana

Veliaj: Gjoba për ata që nuk bëjnë diferencimin e mbetjeve

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 14:45
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj

Kompania e menaxhimit të mbetjeve “Eco Tirana” do të nisë punën më 12 dhjetor dhe kjo ditë për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj konsiderohet si aksion në pastrimin e kryeqytetit.  Sipas Veliajt, mbetjet në varësi të llojit dhe përbërjes se tyre, do të ndahen në dy kosha që në shtëpi.

Veliaj: Ne kemi dy kontenierë, njëri që është i gjelbër është ai për riciklim për të hedhur aty të gjitha gjërat që mund të riciklohen, xhami, letren, plastikën. Kurse kontenieri tjetër është për mbeturinat që nuk riciklohen. Siç u stabilizuan urat e Lanës, pak me humor pak me gjobë, ashtu do të na duhet të veprojmë edhe për çështjet e pastrimit.

Administratori italian i kompanisë Diego Testi thanë se projekti që të jetë i suksesshëm kërkon edhe anagzhimin e qytetarëve.

Testi: Një angazhim i vogël i qytetarëve do të na ndihmojë që ne të ndryshojmë sistemin e grumbullimit të mbejteve të Tiranës.

Edhe amabsadori  italian në Tiranë, Alberto Cutilio nënvizoi se ky projekt do ta afrojë më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian

Cutillo: Unë jam shumë i bindur që bashkëpunimi i këtyre dy ekselencave do të sjellë një punë ekselente në qytetin e Tiranës. Jam dëshmitar i kësaj nisme, që do ta afrojë më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian

Testimi dhe diferencimi i mbetjeve do të nisë fillimisht vetëm brenda Unazës së Tiranës, ku kompania do të vendosë 850 kosha të rinj, ndërsa pranë tyre djem dhe vajza të reja do të orientojnë qytetarët në ditët e para.

Duke dashur që të japë vetë shembullin e qytetarit që respekton mjedisin Veliaj ka zgjedhur që në prezantimin e këtij aktiviteti të përdorte bicikletën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat