Tiranë, qytetarët ndezin qirinj për viktimat e dhunës

Tirana

Tiranë, qytetarët ndezin qirinj për viktimat e dhunës

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 23:31
Ilustrim

Në sheshin e Medresesë janë mbledhur disa qytetarë shqiptarë, të cilët kanë ndezur qirinj, në nderim të viktimave të dhunës të shënuara në vendin tonë. Ata ndezën qirinjtë në solidaritet me personat që kanë humbur jetën së fundmi, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre.

Dhuna në familje është një ndër problematikat më të mprehta në shoqërinë shqiptare. Më herët, kjo dhunë nuk raportohej dhe se ende raportimi mbetet në nivele të ulëta. Mirëpo, kohët e fundit është rritur ndërgjegjësimi dhe ka pasur raportime për dhunën brenda familjes.

Personat e mbledhur në sheshin e Medresesë thanë se për rastet e dhunës brenda familjes shqiptare duhet të ngrihet zëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat