Operacion i RENEA-s, panik tek banorët e liqenit Artificial

Tirana

Operacion i RENEA-s, panik tek banorët e liqenit Artificial

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 12:12
Aksion i mnëhershëm i RENEA-s

Një operacion-stërvitje i zhvilluar nga forcat speciale RENEA ka shkaktuar panik tek banorët e disa pallateve në zonën e liqenit të Thatë, pranë liqenit Artificial në Tiranë.

Që prej orëve të para të mëngjesit forca të shumta të armatosura kanë nisur të stërviten në një pallat ende të pabanuar. Pjesë e stërvitjes është bërë edhe një helikopter i policisë.

Zhurma e krijuar ka tronditur banorët e pallateve të tjera përreth këtij objekti. Shumë prej tyre, kur kanë parë forcat speciale të mbështetura edhe nga ajri, kanë menduar se bëhej fjalë për një aksion antiterror.

Asnjëri prej tyre nuk ishte lajmëruar se bëhej fjalë për stërvitje. Banorë të ndryshëm flasin për një skandal, pasi forcat RENEA nuk i zhvillojnë stërvitjet në qendra të banuara dhe aq më pak pa paralajmërim.

Stërvitje të tilla janë bërë edhe më parë, por në qendra stërvitore të posaçme të policisë apo ushtrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat