Teatri Kombëtar sërish pa drita, aktorët batuta në skenë për publikun

Tirana

Teatri Kombëtar sërish pa drita, aktorët batuta në skenë për publikun

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 20:10
Teatri Kombëtar në Shqipëri

Nuk është hera e parë që shfaqjet në Teatrin Kombëtar ndërpriten në mes për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Kështu ka ndodhur edhe pasditen e sotme ku në skenë kishte filluar shfaqja “Opera për tri grosh”. Aktori Arben Derhemi i cili ndodhej në skenë në momentin kur ikën dritat, përshtati batutën e tij me situatën e krijuar, duke u shprehur “… se ikin edhe dritat”. Vetëm disa minuta më pas, është njoftuar se ndërprerja e energjisë ka ardhur si pasojë e një defekti, i cili është rregulluar shpejt, për të vijuar me shfaqjen. 

Në skenë dalin në role të ndryshme duke ngërthyer të djeshmen që jetojmë përditë aktorët Arben Derhemi, Alfred Trebicka, Vasjan Lami, Adelina Muca, Olta Gixhari, Laura Nezha, Niada Saliasi, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj, Erjona Kakeli, Anila Bisha, Rajmonda Bulku, Arjola Basho, Julinda Emiri, Gert Ferra, Genti Decka, Gent Hazizi, Igli Zarka, Xhuliano Brisku. 

Ndërkohë që edhe pak ditë më parë ndodhi një ndërprerje tillë kur në skenë aktorët ishin duke luajtur “Don Kishotin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat