Nis punën “Eco Tirana”- Nga sot nis diferencimi i mbetjeve në kryeqytet

Tirana

Nis punën “Eco Tirana”- Nga sot nis diferencimi i mbetjeve në kryeqytet

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 10:46
Nis punën “Eco Tirana”

Ditën e sotme, banorët e Tiranës do të duhet ti ndajnë mbetjet në shtëpitë e tyre, në dy qese.

Në njërën duhet të hedhin ato që shërbejnë për riciklim si mbetjet prej plastike, alumini, letre e kartoni dhe në tjetrën mbetjet e pariciklueshme.
Kompania publike e pastrimit Eco Tirana do të nisë punën dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka kërkuar më herët bashkëpunimin e qytetarëve.

“Të gjithë themi se e duam Shqipërinë si gjithë Europa, ky është një shans për t’u sjellë si europian. Nëse secili prej nesh sillet si europian, atëherë edhe Tirana do të jetë europiane. Është shumë e rëndësishme t’iu kërkoj qytetarëve bashkëpunim, që t’i ndajnë mbetjet para se të dalin nga shtëpia, në dy qese të veçanta, e pastaj të respektojnë investimin qe kemi bërë”, është shprehur më herët, kryetari i bashkisë së Tiranës.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Veliaj shkruan se “kam besim te qytetaria e Tiranës, si çdo komb i civilizuar do mësojmë t’i ndajmë mbetjet, të mos ndosim përtokë e të mos prishim koshat”.
 Fillimisht kompania publike e pastrimit do ta nisë punën në zonën brenda unazës ndërsa vitin e ardhshëm do të shtrihet edhe në zona të tjera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat