Veliaj: Buxheti i 2017-ës rritje me 10%

Tirana

Veliaj: Buxheti i 2017-ës rritje me 10%

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 14:51
Erion Veliaj

Në 2017 Bashkia e Tiranës do të ketë 10 % më shumë fonde se viti që lemë pas. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, teksa pa nga afër punimet në një bllok pallatesh në zonën e Selitës siguroi se investimet do të rriten.

Erion Veliaj: Ky është blloku i 50-të i banimit që po fillojmë këtë vit dhe që do të mbarojë patjetër vitin tjetër. Dua të garantoj të gjithë qytetarët që do të maksimizojmë buxhetin e Bashkisë së Tiranës edhe këtë vit. Buxheti është 10% më i madh, ndërkohë që nuk do të rrisim asnjë taksë, as për biznesin.

Buxheti pritet të merret në shqyrtim nga këshilli bashkiak ditët e fundit të dhjetorit.  Gjithashtu në të njëjtën ditë do të diskutohet edhe për planin e ri urbanistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat