Nënkryetari i KQZ-së: Pluhuri në Tiranë, para se të dilni nga shtëpia pini qumësht

Tirana

Nënkryetari i KQZ-së: Pluhuri në Tiranë, para se të dilni nga shtëpia pini qumësht

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 18:12
Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmana

Ajri i ndotur është një problem i madh në Tiranë, duke e renditur kryeqytetin e Shqipërisë si një nga metropolet me problemin më të madh.

Nënkryetari i sapo zgjedhur i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj shkruan se pirja e qumështit si antidot është një zgjidhje për ajrin tepër të ndotur në Tiranë.

“Të nderuar qytetarë të Tiranës,

Ju lutem që para se të dilni nga shtëpitë tuaja të pini qumësht, si antidot, për tu mbrojtur nga pluhuri vdekjeprurës që ka pushtuar qytetin tonë.

Kjo vihet re kudo në Tiranë, por sidomos nga 21 Dhjetori deri tek unaza e re.

Para një muaji u hapën kanale në trotuare, për shtrimin e kabllove, ndërsa tani po hapen kanale përgjatë dy anëve të rrugës, për vendosjen e tubacioneve.

Si rezultat, është krijuar një mjegull tymi e paparë nga trafiku i madh i makinave, pluhur i tmerrshëm nga puna për hapjen e mbylljen e kanaleve, pluhur nga makineritë, që punojnë pa asnjë masë mbrojtëse...

Ndërkohë, mua më rezulton se institucionet shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit janë inekzistente, shoqëria civile e mbaruar, komuniteti i çorjentuar dhe i frikësuar.

Pra, vetëm antidoti mund të na shpëtojë nga kjo torturë që bashkia e Tiranës po i dhuron qytetarëve të saj”, shkruna Osmanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat