Festë për fëmijët; Bashkia Tiranë aktivitete pranë Kopshtit Zoologjik

Tirana

Festë për fëmijët; Bashkia Tiranë aktivitete pranë Kopshtit Zoologjik

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 16:58
Kopshti Zoologjik

Festat e fundvitit për më të vegjlit kanë mbërritur tashmë. 

Që prej kësaj të diele Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit sjell për vogëlushët lodra, dhurata, dekor festash për të gjithë, duke e nisur nga stafi i vetë Agjencisë, te cilët për shumë kohë kanë punuar për të ndryshuar tërësisht pamjen e Kopshtit Zoologjik, duke i ofruar më shumë mundësi argëtimit fëmijëve të kryeqytetit.

“Kemi menduar që festën e sotme ta fillonim me një harmoni të prindërve punëtorë të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, e prindërve të fëmijëve të ndryshëm të qyteti. Ndahen dhurata për fëmijët e punëtorëve tonë të cilët janë të vetësakrifikuar prej 15 muajsh me një punë të jashtëzakonshme. Ndjehemi shumë ndaj tyre, kemi punuar të shtuna e të diela. Fëmijët e tyre me siguri kanë ndjerë mungesën e fëmijëve të tyre më shumë në këtë periudhë. Sot fillojmë një festë e cila zgjat deri më 31 dhjetor”, u shpreh Blendi Gonxhe, Drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Çdo dite nga ora 11:00-13:00 vogëlushet dhe prindërit e tyre do të festojnë deri në datën 31 Dhjetor në Kopshtin Zoologjik të Tiranes në pritje të Vitit të Ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat