Dalin pamjet e dy grabitësve të bankës në Tiranë

Tirana

Dalin pamjet e dy grabitësve të bankës në Tiranë

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 12:33
Pamje nga videoja

Një grabitje me armë u shënua mëngjesin e sotëm në Tiranë në një bankë të nivelit të dytë në zonën e “21 Dhjetorit”.

Dy persona ende të paidentifikuar kanë ardhur me një motor në drejtim të bankës, pamje të cilat janë publikuar nga Abc News, të siguruara nga kamerat e një biznesi në këtë zonë. Ata lëvizin me një motor të vogël dhe me skafandra në kokë brenda një blloku banimi. Nuk kanë qenë të shumta kamerat e zonës që kanë fiksuar lëvizjet e dy grabitësve dhe kjo dyshohet se ka qenë pjesë e planit të tyre. 

Njërit prej grabitësve, të cilët mbanin kapele në kokë për të shmangur kamerat e sigurisë, i ka rënë dhe arma tip pistoletë, gjatë kohës që po largoheshin nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për identifikimin e gjurmëve të mundshme të lëna mbi armën me të cilën u krye grabitja. Gjithashtu, sipas të dhënave paraprake dyshohet se grabitësit kanë marrë një shumë prej rreth 5 milionë lekësh. Pas grabitjes së kryer brenda pak çasteve dy personat janë larguar me një motor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat