Nis montimi i urës për kalimtarët në zonën e ish-Ekspozitës

Tirana

Nis montimi i urës për kalimtarët në zonën e ish-Ekspozitës

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 14:46
Nis montimi i urës

Edhe pse në një nga zonat më të populluara të Tiranës, qytetarët ishin të deyruar që për vite më radhë të kalonin  në një urë të dëmtuar në zonën e ish-Ekzpozitës, e cila lidh Bulevardin Zhan Dark me Bulevardin Gjergj Fishta.

Por falë investimit të Bashkisë së Tiranës, ura e re që do të ndërtohet do të rrisë jo vetëm sigurinë e qytetarëve, por në të njëjtën kohë do të përmirësojë edhe imazhin,  falë harmonisë që krijon me mjedisin përreth.

Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj ai që ka dhënë lajmin e mirë për banorët e kryeqytetit, ndërsa e ka shoqëruar postimin e tij në Facebook edhe me disa foto të urës së re e cila ka nisur montimin.

“Sa prej jush kanë kaluar mbi urën tek ish-Ekspozita e kanë menduar se ka ardhur koha të bëhet e re? Sot është dita, nisi montimi i urës së re ”, shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës, jo shumë larg zonës së Ekspozitës, është duke ndërtuar edhe një urë tjetër në zonën e njohur si ish-Stacioni i fundit i Unazës së Re, e cila do të lehtësojë jo vetëm kalimin e qytetarëve, por në të njëjtën kohë edhe të automjeteve duke lehtësuar edhe trafikun në këtë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat