Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar sot pas ngjarjes tragjike të ndodhur mbrëmë në Berlin.
Në reagimin e publikuar në rrjetin social facebook, Ambasada shprehet se “ne jemi thellësisht të hidhëruar nga ngjarja e neveritshme në tregun e Krishtlindjeve në Berlin. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjarët e atyre që humbën jetën, dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”.
Shtetet e Bashkuara, thuhet më tej, qëndrojnë pranë popullit gjerman në këtë moment trishtimi kombëtar, dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë për çdo gjë që nevojitet”.
Nëntë persona humbën jetën mbrëmjen e djehsme dhe mbi 50 të tjerë u plagosën në Berlin, pasi një kamion u fut në mes të një turme njerëzish, pranë një dyqani Krishtlindjesh, një incident që policia po e trajton si sulm.