Gjesti i veçantë i fëmijëve të kryeqytetit për Krishtlindje…

Tirana

Gjesti i veçantë i fëmijëve të kryeqytetit për Krishtlindje…

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 15:32
Disa fëmijë në kryeqytet

Disa fëmijë në kryeqytet kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar Krishtlindjen këtë vit.

Prej disa  javësh ata kanë përgatitur disa dhurata për fëmijët nga familje të varfëra, duke dhuruar veshje, lodra si dhe libra posaçërisht për ta.  Këtë të shtunë ata kanë zgjedhur periferinë e Tiranës, kryesisht  zonën e Kasharit për të dhuruar dashuri tek fëmijët e tjerë, për festat e fundvitit.

Kaltra, Greis, Laerta,  Bleona, Rezi, Ori, Ami dhe Albioni janë disa nga fëmijët që kanë vendosur të japin dhurata në vend që të marrin për festën e Krishtlindjes. Të pyetur nga ATSH-ja, ata janë shprehur entuziastë dhe plot dëshirë për të ndihmuar fëmijët nga familjet e varfëra për të gëzuar edhe ata këto festa.

Fëmijët janë nga mosha 7-12 vjeç dhe janë pjesë e kishës së “Ungjillit në Tiranë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat