Veliaj uron Krishtlindjet: Festoni në një nga qendrat sociale, bëj dikë të lumtur

Tirana

Veliaj uron Krishtlindjet: Festoni në një nga qendrat sociale, bëj dikë të lumtur

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 12:22
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”

Me rastin e Krishtlindjeve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës uron të gjithë besimtarët e krishterë dhe qytetarët e Tiranës për më shumë mirëkuptim dhe dashuri. 

Kryebashkiaku Veliaj zgjodhi një takim me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” për të ndarë urimin për një shoqëri më solidare ndaj të gjithë atyre personave që kanë më shumë nevojë.  

Në mesazhin e Tij, Veliaj thekson se  “me dashurinë  që sjellin Krishtlindjet dhe festat e Viti i Ri, çdokush mund të jetë një qytetar më i mirë dhe mund të bëjë një gjest fantastik, për të qenë një qytetar i denjë”.

Kryetari i Bashkisë ftoi të gjithë ata të cilët gjenden në pamundësi ekonomike, që të festojnë në një nga qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës. 

"Gëzuaaar! Ne i hapëm dhuratat me fëmijët më special të Tiranës. Këtë javë festo në një nga qendrat sociale, bëj dikë të lumtur", tha Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat