Detaje të reja nga rrëmbimi i 22-vjeçares: “Mos më bëni gjë, jam e lidhur”, lutja që e shpëtoi…

Tirana

Detaje të reja nga rrëmbimi i 22-vjeçares: “Mos më bëni gjë, jam e lidhur”, lutja që e shpëtoi…

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Të tjera detaje zbulohen nga ngjarja e djeshme në kryeqytet ku në ditën e Krishtlindjeve dy të rinj nga Laçi tentuan të përdhunonin një 22-vjeçare që e kishin marrë në makinën e tyre tip “Volksvagen” kundër dëshirës së saj.

Sipas burimeve nga policia, dy të rinjtë Armonel Bruka 26 vjeç dhe Henri Talo 25 vjeç si dhe vajza me iniciale F.L., janë takuar fillimisht gjatë natës mes 24 dhe 25 dhjetorit tek një club nate shumë të njohur në Tiranë.

Dy laçianët, shokë të disa të njohurve të 22-vjeçares, pasi e takuan e ftuan për të pirë një gotë. Vajza bashkë me të njohurit ka shkuar në tavolinën e dy laçianëve ku ka biseduar me ta. Pasi kanë dalë nga club-i, dy laçianët e kanë futur në makinë me zor dhe kanë tentuar ta përdhunojnë. Mes thirrjeve të dëshpëruar dhe lotëve vajza iu është lutur ta lënë të lirë.

“Ju lutem mos më bëni gjë, jam e lidhur me dikë tjetër”, mësohet nga burime të “BW” të ketë thënë vajza dhe më pas dy të rinjtë nga Laçi e kanë lënë të lirë.

Por 22-vjeçarja i ka denoncuar në polici, ku ka rrëfyer gjithë çfarë i ka ndodhur. Pas denoncimit, Armonel Bruka 26 vjeç dhe Henri Talo janë shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat