Ky është gardisti, baba i dy fëmijëve, që përndiqte vjazën nga Tirana

Tirana

Ky është gardisti, baba i dy fëmijëve, që përndiqte vjazën nga Tirana

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 20:14
Leard Xhika

Leard Xhika që u arrestua sot nga SHÇBA në bashkëpunim me Komisaritin nr. 1 të policisë, pasi prej 5 muajsh përndiqte këmba këmbës një vajzë nga Tirana duke i kërkuar lidhje intime, është një burrë i martuar dhe me fëmijë.

Nga tatuazhi që ka në dorën e tij të djathtë, nuk ishte e vështirë të zbulonim profilin e 29-vjeçarit Xhika në rrjetet sociale, aty ku Leardi shfaqet mjaft familjar dhe ka postime të shpeshta me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Ai u arrestua sot pas denoncimit të shtetases E.L e cila thoshte se gardisti e ndiqte kudo, në ambiente pune si edhe pranë banesës.

“Përndjekjen e kësaj shtetaseje, punonjësi i Gardës e ka kryer duke i bërë presion me anë të telefonit si edhe duke e kontaktuar fizikisht atë në vendet e frekuentuara prej saj, si në punë, afër banesës dhe ambiente të tjera publike”, sqarohet në deklaratën e policisë.

Ngjarja:

Një punonjës i Gardës së Republikës ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se prej 5 muajsh përndiqte një vajzë.

Leard Xhika, me detyrë trup shërbimi, N/oficer, u arrestua rreth orës 16:30 të ditës së martë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Komisariatit nr.1.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se vajza me iniciale E.L. ka kallëzuar se Xhika, në vijimësi, për një periudhë 5-mujore e ka përndjekur duke i kërkuar me insistim që ata të krijonin një lidhje intime.

Përndjekjen e saj, nënoficeri e ka kryer duke i bërë presion me anë të telefonit, si edhe duke e kontaktuar fizikisht atë në vendet e frekuentuara prej saj, si në punë, afër banesës dhe ambiente të tjera publike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat