Ja projektet që nisin në Tiranë sipas Planit Vendor që sapo u miratua

Tirana

Ja projektet që nisin në Tiranë sipas Planit Vendor që sapo u miratua

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 08:01
Pamje nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, foto arkiv

Këshilli Bashkiak miratoi mbrëmët Planin e Përgjithshëm Vendor “TR 030” dhe Buxhetin e vitit 2017, dy dokumente që kanë marrë votat e shumicës në Këshillin Bashkiak.

Plani i Përgjithshëm Vendor parashikon në total 13 Projekte strategjike që përbëjnë dhe komponentin strukturor të Planit.

Më konkretisht parashikohet: Projekti i Pyllit Orbital; Projekti i Oazëve natyrorë; Unaza e 2 dhe e 4; Projekti i Parkut Botëror; Unazat e gjelbra dhe blu; Epiqendrat e Tiranës policentrike; Shkollat e hapura; Ruajtja e pasurise arkitektonike të shekullit XX; Sistem i ri bujqësor dhe rrjet i ri i tregjeve për fermerët; Transporti me cilësi të lartë; Rrjeti i korsive dhe mobiliteti; Tirana për të gjithë, qytet i aksesueshëm dhe Plani parashikon edhe një investim në energjinë e rinovueshme në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat