Tirana mirëpret vitin 2017 në Sheshin “Nënë Tereza”

Tirana

Tirana mirëpret vitin 2017 në Sheshin “Nënë Tereza”

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 16:00
Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Julinda Dhame dhe Marina Vjollca

Ndërrimi i viteve do të jetë një moment i paharrueshëm për qytetarët e Tiranës, por dhe për shumë të tjerë që do të vijnë nga rrethet për të festuar në kryeqytet.

Me rastin e Vitit të Ri, Bashkia e Tiranës do të organizojë një koncert të madh festiv, ku nuk do të mungojë muzika më e mirë e momentit dhe spektakli i fishekzjarreve. Në një dalje për mediat, Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Julinda Dhame, ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të ndjekin koncertin festiv që organizohet sot në sheshin “Nënë Tereza”.

“Bashkia Tiranë sot organizon një koncert të madh festiv tek sheshi “Nënë Tereza”, që fillon në orën 11: 30 të natës deri në orën 1: 30. Të gjithë sëbashku ju ftojmë të festoni  me ne natën e ndërrimit të viteve, një spektakël i madh fishekzjarresh, një countdown, këngëtarë dhe një prezantuese fanstastike si Marina”, tha Dhamo. Spektaklin dhe emocionet mbrëmjen e sotme e garantoi dhe prezantuesja e këtij koncerti, Marina Vjollca.

 “ Ka për të qenë një koncert i konceptuar shumë ndryshe, fantastik. Një koncert, ku do të jenë disa nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare, por edhe performanca të jashtëzakonshme. Duhet të vini me patjetër dhe të mos e humbisni, sepse ka për të qenë ora 00:00, momenti i hedhjes së fishekzjarreve, një spektakël i garantuar dhe që ka për të mbetur shumë gjatë në memorien tuaj. Mos mungoni, hajdeni për t’u argëtuar dhe për ta përcjellë me hare vitin 2016”, tha ajo. Organizimi i Bashkisë së Tiranës u përshëndet edhe nga Klajdi Selimi, i cili vlerësoi dhe rikthimin e aktiviteteve kulturore në Tiranë.

“Do të performojnë edhe vajzat Elementriks, do të kemi “Lazer Show”. Urimet më të mira, ju presim që të gjithëve në shesh, mos mungoni, super koncert”, theksoi Klajdi Selimi.

Atmosfera e festës do të përcillet më së miri nga Marina dhe Luana Vjollca, ndërsa nuk do të mungojnë dhe performancat e artistëve të tjerë të njohur si Klajdi Selimi, Majk  & Onat,  si dhe Dren Abazi sëbashku me Zig Zag Orkestra.  Një atmosferë të veçantë do të krijojnë dhe Lazer Show, Talentet e Tirana Art Fest dhe Akrobatët e Cirkut Kombëtar.

Mbrëmjen e sotme të ndërrimit të viteve, nuk do të mungojë dhe numërimi mbrapsht i akrepave të orës që do të shoqërohet nga spektakli i fishekzjarreve, por dhe urimi i Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj për çdo qytetar të Tiranës dhe të Shqipërisë në këtë fundvit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat