‘Fqinji do të më kapë me zor, por unë...’ rrëfimi i gruas nga Tirana

Tirana

‘Fqinji do të më kapë me zor, por unë...’ rrëfimi i gruas nga Tirana

Më: 2 janar 2017 Në ora: 09:12
Ilustrim

Një grua e moshës 29-vjeçare ndihet e kërcënuar nga fqinji i saj në Tiranë, i cili i është qepur prej disa kohësh dhe nuk po e lë të jetojë qetë.

Ajo ka shkruar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ teksa tregon se është nënë e dy fëmijëve, e divorcuar nga bashkëshorti dhe jeton në një apartament me qira në kryeqytet me të vegjlit e saj.

Gruaja shprehet se ka frikë të dalë nga shtëpia dhe se do të ndërrojë banesë, pasi fqinji i saj i moshës 32-vjeçare e kërcënon se do ta kapë me zor. Ajo nuk ka bërë denoncim në polici pasi ka frikë se fqinji do të hakmerret në një mënyrë apo në një tjetër.

29-vjeçarja tregon se ndien frikë për të vegjlit e saj dhe se nuk i ka dhënë kurrë shkak të panjohurit 32-vjeçar që të sillet në atë mënyrë me të.

“Jam një vajzë nga Tirana. Kam një hall të madh me një djalë që po më shqëtson shumë çdo ditë. Më kërcënon sepse un nuk pranoj të lidhem me të. Kam ikur nga shtëpia që kam me qira sepse ai më kërcënon që do më vijë në shtëpi të më kapi me zor. Jam shumë e shqetësuar. Atë nuk e njoh mirë. Është diku tek 32 vjeç ndërsa unë jam 29 vjeçe”, - thotë gruaja.

Ajo shton se “ Nëse nuk do të rri me të, ai do të më hapi shumë probleme. Unë kam dy fëmijë të vegjël  dhe jam ndarë nga burri. Jetoj me qira me fëmijët e mi. Sot unë kam marrë fëmijët dhe kam vajtur tek prindërit e m’i sepse ndihem e kërcënuar nga ai. Nuk mund të shkoj në shtëpi atje ku jetoj. Nuk e di si të kërkoj ndihmë sepse prindërit më thonë që un ta denoncoj, por ai më thotë që nëse ti do më denoncosh unë do dal nga burgu një ditë dhe do të gjej dhe ku do shkosh ti”.

Duke folur për mënyrën e kërcënimit, ajo thotë: “Në telefon më kërcënon. Nuk guxoja të dilja nga shpija sepse ai më detyron ta takoj. Nuk mundem të shkoj tek shtëpia ime sepse ai rri gjithmonë poshtë pallatit. Më merr në telefon dhe më thotë eja të më takosh. Nuk dua të kem asnjeë gjë me këtë person. Më kërcënon sepse un nuk pranoj të kem të bëj me të. Më kërcënon me vdekje”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat