Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në kryeqytet. Pas rreth 32 vjetësh edhe Tirana është zbardhur nga dëbora për mbi 60 minuta. Fenomeni ishte i pranishëm si rrallëherë edhe në kryeqytet.
Flokët e dendura të borës për disa orë bënë që shumë qytetarë të mbushin rrugët dhe trotuaret, për të bërë një foto e për t’u argëtuar.
Por bora solli edhe problemet e para në qarkullimin e automjeteve. Intensiteti i saj për disa orë bëri që makinat të lëvizin me vështirësi.
Të mërkurën i gjithë vendi u pushtua nga dëbora. Edhe në shumë qytete ku ky fenomen nuk është i zakonshëm as edhe në ditët më të ftohta të dimrit të tjera pati reshje për disa orë.