Vijon të shtohet numri i viktimave të shkaktuara nga epidemia gripale që ka pushtuar vendin.
Këtë herë, është një 5-vjeçar që ka humbur jetën në kryeqytet.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, një ditë më parë ka vdekur në spital një fëmijë i mitur, 5 vjeç.
Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga gripi, ndërsa materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, shtojnë të njëjtat burime.